Lansohet aplikacioni mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

07:24 | 18 Mars 2019
Arbresh.info

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojë një konferencë të përbashkët për shtyp ku të dy institucionet do të shpallin lansimin e aplikacionit mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në shtatë rajonet kryesore të Kosovës.

Aplikacioni për Android dhe IOS, i krijuar me përkrahjen e Komisionit Evropian, do të ofrojë informata mbi cilësinë e ajrit nga stacionet monitoruese që ka IHMK-MMPH, si dhe mbi pasojat e ndotjes së ajrit në shëndet.

Ky është hapi i fundit në përfundimin e projektit me vlerë mbi dy milionë euro me të cilin BE-ja ka furnizuar dhe instaluar pesë stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit në Kosovë, ka zhvilluar softuerin për grumbullimin dhe bartjen e të dhënave për cilësinë e ajrit dhe në fund ka zhvilluar aplikacionin për internet dhe mobil për publikun për të pasur qasje në këto të dhëna.

Kjo është hera e parë që qytetarët e Kosovës kanë mundësi të marrin informacion në kohë reale për pesë ndotësit kryesorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme