Mbesa e motrave Mustafa habit me bukurinë e saj

23:25 | 17 Mars 2019
Trina Galanxhi

Kjo është mbesa bukuroshe e motrave Mustafa

Sahidja e Safetja janë dy motrat më të njohura Mustafa, që me zërin e tyre e kanë bërë publikun për vete.

Së fundi, edhe vajza e Stafetës u lansua si këngëtare. Publiku kureshtar po e ndjek me kureshtje të veçantë zhvillimin e karrierës së Elses.

Ndërkohë, edhe një nga mbesat e Safetes e Sahides po i futet botës së muzikës. Ajo quhet Leonita Krasniqi dhe është e bija e Kumrijes, që po ashtu merret me muzikë. Edhe babai i saj gjithashtu këndon, shkruan “Kosovarja”.

Leonita e ka zërin e bukur, e gjithashtu është mjaftë e pashme. Aktualisht krijon cover, po së shpejti mund të vij edhe me ndonjë projekt muzikor që do ta rendisë atë mes emrave të këngëtarëve të njohur në vend.

Ju njohim me vajzën e Kumries, mbesën e Safetes dhe Sahides.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme