Google ADS

“Unë kurrë nuk do të largohem… kthehuni dhe mos u shqetësoni”

21:49 | 17 Mars 2019
Arbresh.info

Në Prizren, 15 vjet pas masakrës së marsit, jetojnë rreth 20 serbë nga gjithsej 150,000 banorë të këtij qyteti, kryesisht të moshuar shkruan B92 përcjell arbresh.info

Ata shkatërruan dhe dogjën Kishën e Zojes, e cila ishte ne listën e UNESCO-s, tempulli Shën Gjergjit, Manastiri i Shen Arkangjelit dhe ndërtesa e teologjisë “Kirili dhe Metodi” u rinovuan.
Dhunën shqiptare, persekutimin e serbeve dhe djegia e vendeve te shenjta serbe ne qytetin e Prizrenit, 17 mars, e përjetuan 60 serbë, sa kanë mbetur në këtë vend pas eksodit të vitit 1999, kur në territorin e komunës së Prizrenit sipas regjistrimit të vitit 1991 ku jetuan rreth 10,000 banorë.
Sot, janë rreth 20, dhe disa prej tyre u kthyen në qytetin perandorak per te ringjallur veprën e Bogoslaves “Kiril dhe Metodi”, ku marrin pjese njëzet studentë.
Në mesin e të kthyerve është edhe shtatëdhjetë e gjashtë vjecarja Svetlana Nikoliç, e cila u largua nga vendlindja e saj pasi ishte e detyruar ta bënte këtë tha Tanjug.
Shtepia e Svetlanas u shkatërrua dy herë plotësisht – në vitin 1999 dhe 2004 dhe kjo ku ajo jeton eshte rindërtuar nga britaniket 8 vjet me parë dhe që atëherë ajo nuk eshte larguar asnjë herë nga vendi. Ajo iu bënë apel të gjithë bashkëkombësve të saj që të kthehen në vendbanimet e tyre të dikurshme sepse nuk ka asgjë që mund të iu bëj keq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme