Google ADS

Jelekëverdhët serish në rrugët e Parisit

18:57 | 17 Mars 2019
Arbresh.info

Parisi u kthye sërish në një fushë-betejë përleshjesh për aktin e 18 të jelekëve të verdhë.

Protestat ishin paralajmëruar të dhunshme me rastin e përmbylljes së një debati kombëtar të Presidentit Emanuel Macron. Pasojat e dhunës së kësaj të shtune janë këto.

Disa nga dyqanet më të shtrenjta të veshjeve dhe sendeve me vlerë në shëtitoren Champs-Elysée u dhunuan e u grabitën nga protestuesit. Më shumë se 8 mijë persona protestuan këtë të shtunë në kryeqytetin francez.

“Mes 8 mijë manifestuesve, më shumë 1 500 ishin tejet të dhunshëm. Ata erdhën për të thyer, për të sulmuar e për të shkaktuar trazira”, tha Christophe Castaner, Ministër Francez i Punëve të Brendshme.

Të paktën 11 persona mbetën të plagosur si pasojë e përplasjeve. Jelekët e Verdhë kërkojnë dorëheqjen e presidentit Emmanuel Macron, të cilin e akuzojnë për rritje të taksave dhe përkeqësim të kushteve të jetesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme