Google ADS

Irani me projekte të reja për rritjen e prodhimit të gazit natyror

17:06 | 17 Mars 2019
Arbresh.info

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani njoftoi sot për nisjen e katër projekteve të reja për zhvillimin e një fushe të madhe të gazit natyror nën Gjirin Persik, që Irani e ndan me Katarin.

Irani ka investuar 11 miliardë dollarë për të përfunduar projektet në fushën e gazit natyror në Parsin Jugor.

Katër projektet e reja kanë për qëllim rritjen e kapacitetit prodhues të gazit natyror për mbi 110 milionë metër kubik në ditë, tha Ministria e Naftës së Iranit, përmes një postimi në Twitter.

Një kompani nga Franca dhe një nga Kina, kanë pezulluar investimet e tyre në një projekt në Parsin Jugor më 2018, pasi Shtetet e Bashkuara kërcënuan se do të vendosin sanksione mbi kompanitë që bëjnë biznes me Iranin.

Por, ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganesh tha më 16 mars se Teherani po vazhdon bisedimet me firmat kineze.

Duke folur sot nga provinca Bushehr, presidenti iranian, Hassan Rohani i përshkroi sanksionet ekonomike të SHBA-së si “krim kundër njerëzimit”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme