Google ADS

Shqiptarët e Bujanocit “të dërrmuar”: Shumë vështirë me jetu këtu

13:03 | 17 Mars 2019
L G

Ani pse ishte nënshkruar një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, për njohje të diplomave të Kosovës në Luginën  Preshevës, kjo marrëveshje s’po respektohet, shkruan arbresh.info.

Ata pak të rijnë të cilët dikur kishin marrur mundin të vijnë në Kosovë për studime, tashmë ja kanë mësyrë rrugëve të Evropës për të gjetur një mundësi punësimi.

Krejt kjo ka ardhur pasi që të rinjtë  e shkolluar në Kosovë, në Bujanoc nuk ju njihet diploma thonë qytetarët.

Një i ri nga Bujanoci  ka treguar për arbresh.info, se ka kryer Fakultetin e Historisë në Kosovë, por që tash e sa vite nuk mund të praktikojë drejtimin tij, pasi që diploma nuk i njihet nga shteti serb.

“Për mu integru është problem këtu për shkak të diplomave. Unë jom i diplomum në Degën e Historisë në Kosovë. Për shkak se Serbia s’i njeh ato diploma ne s’mundemi me punu dhe shkojmë jashtë. Marrëveshja Kosovë-Serbi është për t’i pranu diplomat, por kjo s’respektohet. Shumica e të rinjve tash ja kanë mësyrë Evropës. Këtu është problem punësimi”.

Banorët e Bujanocit nuk ballafaqohen vetëm më këtë problem.

Problemet e njëpasnjëshme dhe maltretimet nga shteti serb, ka bërë që Bujanoci të filloj të zbrazet  në veçanti nga rinia, thonë banorët e kësaj komune.

“Unë kam qenë e punësuar tashmë s’jam tu punu. Shumë vështir është më jetu këtu. Probleme më të mëdha kemi në papunësi, pasi s’ka kuadro. Për arsyen e mos punësimit rinia po largohet nga Bujanoci”.

“Kemi shumë probleme. Nga papunësia edhe rinia po ikë me të madhe . Vërehet në qendër se si është zbrazur Bujanoci. Shkaku i mos punësimit por edhe shkaku se ata që e kanë krye fakultetin në Kosovë këtu s’ju njihen diplomat. As Kosova, e as Shqipëria s’kanë punu për Bujanocin, tash kemi mbetur si jetim, e të harruar”.

Ndonëse shprehen të harruara nga Kosova dhe Shqipëria, thonë se prapë se prapë shpresën e vetme e kanë bashkimin me Kosovën./V.selimi/arbresh.info/

 

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1249814755174872/?__xts__[0]=68.ARBx3EIN4adKiuGj8GqIvBza8wcXnHB_nUjyea4O5CCnZe6sUQUXQa7zTYja8uR91g-TN_dtNJON_6liPb1Tp-P-BdSBSfHPpGotnhW-qvO-sUGS9U0QLjilT1Elerm1w7cSVopSynknBdkZ9DwYEnMrckBhumhX_cNLu3t-hBa9IKivS2YR4AWmgX1d7PsC0BsgLc6fC8UAJx5AMUHqGMo5cYuYdxlctqQ75i_5noyJLtRzei0Un0Re7G4rifd9zjslvFaf-XyWWe7RgBTxZequ0PZ_kpn6BIY2N3Do6sVn-6jzCqqYZ9C4MiStYljvGWwjzU-aHzeY5yQih6Mc_dyIelgaqJNAzBc&__tn__=-R

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme