Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar pushtetin aktual se me keqpërdorimet e shumta në qeverisje ua ka humbur shpresat të rinjve për perspektivë në Kosovë.
Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar parregullsitë dhe abuzimet me buxhetin e shtetit, nepotizmin, premtimet boshe për liberalizim të vizave e shumë keqpërdorime të tjera.
“Të rinj, këta veç për një gjë kanë të drejtë. Kosovën s’duhet lëshuar asnjëherë. Por Kosovën nga ta duhet çkapur me themel. Sepse kështu e kapur siç është, ajo s’jep as shpresë e as vullnet”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
“Bëhuni patriot ju të rinj thonë.
Mos e lëshoni Kosovën po thonë.
– Porse në këtë Kosovë, po të njëjtit u japin këtyre të rinjëve Ministra të dënuar për krim. Nga gjykatorja – gojën vesh më vesh – drejtë e në Qeveri. Ja hodhëm drejtësisë. Çfarë shembulli i trishtueshëm për këta të rinj.
– Ja hedhin drejtësisë sepse aty kanë vendosur shokë që s’kishin “kunkuru” asnjëherë. Të tjerët që s’i kishin vendosur aty, i ndoqën me kërcënim. Shokë si aty kanë vendosur edhe në shëndetësi, edhe në arsim, edhe në KEK, RTK, PTK, polici e intelegjencë. Nuk ka vend që s’e kanë prekë e flliqë. Kësaj i thonë zaptim.
– Ato pak vende pune që bëhen në këtë Kosovë u ndajnë fëmijëve të vet. Më pas grave e burrave të tyre; kunatave e miqve që kanë – akrabave rend, deri sa s’u mbetet kush pa një vend. Dhe të shikojnë drejt në sy e të thonë “ishin më të zot, s’kishim asnjë ndikim ne”.
– Në festën më të rëndësishme të shtetit për këta të rinj, atë për pavarësi, vendosin të mashtrojnë në lapsa, flamuj, ushtri e deklarata për pavarësi. S’u ikën asnjë cent. Këta lapsin se shohin për shkrim; e shohin si mjet për “me e zhbi”.
– Liberalizimin që e premtuan për 30 ditë s’po e bëjnë as për 2 vjet. Këta të rinj që i shfrytëzuan për kauza karrige, i mbajnë tash të mbyllur në një burg masiv. Vet, ndërsa, me fëmijë e pasaporta dyshtetësie shëtisin lirshëm nëpër Evropē. Dhe atë në udhëtime më eksluzive. Nga paratë?!
– 53 milionë Bechtelit e 52 milionë ujit, “50 e kusur milionë” duhanit, kazinove, e kujt jo tjetër – janë bërë tashmë brend. Hajnia e mashtrimi kanë marrë përmasa multimilionëshe. 50 e sa milionëshe saktësisht.
Të rinj, këta veç për një gjë kanë të drejtë. Kosovën s’duhet lëshuar asnjëherë. Por Kosovën nga ta duhet çkapur me themel. Sepse kështu e kapur siç është, ajo s’jep as shpresë e as vullnet”, ka shkruar Abdixhiku
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...
Murati jep detaje për dixhitalizimin e fiskalizimit: Mund të...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, policia arreston bashkëmosha...
Lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit, Murati: Projekt i rën...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë