Daut Haradinaj: Ne e konsiderojmë vetën si shteti i 52 të i SHBA-së

09:54 | 17 Mars 2019
L G

Është folur shumë se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe ka acaruar raportet e vendit me aleatët më të fuqishëm ndërkombëtar, Amerikën, shkruan arbresh.info.

Për këtë, deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka një përgjigje për të gjithë ata që deklaruan se Kosova ia pa sherrin vendosjes së taksës në raport me marrëdhëniet me SHBA-në.

I pyetur në një intervistë për portalin arbresh.info se ne mes te një mase të përkohshme si puna e taksës dhe miqësisë së përhershme me SHBA-në, kënd do zgjidhte përgjigja e tij ishte e prerë.

“Të dyja, si ndajmë hiq. Taksën ja kemi qitë Serbisë e Rusisë. Edhe me Amerikën edhe kundër Serbisë dhe Rusisë, kjo nuk ka të bëjë asgjë me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë taksa nuk  po keqëson raportet e Kosovës me Amerikën. Por sipas tij, vendi ynë vazhdon të konsiderohet si shteti i 52-të i SHBA-së.

 “Marrëveshja e Brukselit që e obligon Serbinë mos me pengu anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare ka dështuar dhe Serbia e pamundësoj anëtarësimi e Kosovës në Interpol dhe kjo si refleksioni i Kosovës ndaj Serbisë. Kjo nuk d.m.th që kemi raport te këqija me Amerikën në asnjë variant. Ne e konsiderojmë vetën si shteti i 52 të i SHBA-së”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se qeveria është duke penguar interesin e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë.

“Në rastin në fjalë amerikanët e kanë të qartë qëndrimi e tyre por edhe ne e kemi të qartë qëndrimin tonë. D.m.th kushtet tona që ja kemi qit Serbisë. Ka individ këtu që për interesa të tyre mundohen  me lobu kundër taksës por e kanë gabim në asnjë variant vendosja e takës nuk ka të bëjë më repartet e Kosovës me SHBA. Përkundrazi ne jemi ushtari i parë ne vijën e frontit që e pengojmë interesin rus në Kosovë, në këtë rast kufirin e Kosovës”, tha ai.

Haradinaj në intervistë dhënë portalit arbresh.info ka komentuar edhe qëndrimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli për taksën.

“Lëvizjet politike ndodhin në skenë politike. Kryetari i Kuvendit ka qëndrim politik që taksa të pezullohet përkohësisht deri në një marrëveshje finale, në rast se nuk arrihet një marrëveshje finale atëherë të rikthehet, ndërsa ne e kemi kërkesë decidive që Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe të kemi garant në njohje reciproke”, ka shtuar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme