Tinëz babait kishte dalë nga shtëpia. 15-vjeçari e dinte se ku po shkonte. Jo edhe çka e priste. Pesëmbëdhjetë më vonë babai do ta priste krahëhapur të birin. Dy anët e medaljes së bronztë olimpike po ngjisheshin prej gjoksit të dy burrave në përqafim.
Baba Sami po krenohej me të birin që po ua sillte shqiptarëve nën Jugosllavi medaljen e parë olimpike nga Los Anxhelos 1984. Azizi më nuk ishte vetëm i tyre. Gjithsecili shihte te Azizi një pjesë të historisë së shqiptarëve të shtypur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Terrorin jugosllav e kishte përjetuar edhe familja e tij. Nuk ishte dorëzuar. Shpirtin luftarak do ta trashëgonte edhe Azizi. Ai ishte më problematiku prej njëmbëdhjetë fëmijëve të familjes së Samiut dhe Shahës. Babai nuk donte që Azizi të shtrëngonte dorëzat e boksit. Familja edhe ashtu kishte vuajtur shumë në Kosovë në Jugosllavinë.
Azizi dyvjeçar ende po lodronte nëpër oborrin e shtëpisë në Banullë të Lipjanit, kur prindërit mblodhën fëmijët dhe pak plaçka. U nisën për Turqi. Ishte viti 1956. Aleksandar Rankoviqi, njeriu i dytë për nga pushteti politik pas Titos, kishte nisur aksionin famëkeq për mbledhjen e armëve në Kosovë. Historianët thonë se mbi 100 shqiptarë kishin vdekur prej torturave në duart e njerëzve të aparatit shtetëror.
Shqiptarët po dëboheshin me trena për në Turqi. Në njërin prej trenave të vuajtjeve ishte Aziz Salihu. Në pritje të vazhdimit të rrugëtimit drejt askundit, miqtë ia ofruan Sami Salihut një mundësi punësimi në Shkup. Aty do të ngelej familja e madhe e Azizit dhe shtatë vëllezërve e dy motrave.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...