Google ADS

Rashiti: Vizitat, të ndërlidhura me negociatat

09:17 | 17 Mars 2019
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në INTERPOL etj. Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë zhvilluar mesatarisht nga një vizitë në muaj, shkruan Gazeta “Zëri”.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se mungesa e vizitave shtetërore është indikatori kryesor i pozitës së vështirë të Kosovës në raportet ndërkombëtare. Fatkeqësisht, sipas tyre, kjo është shenjë e ngrirjes së marrëdhënieve edhe me shtetet më mbështetëse të Kosovës. Ndërkohë, edhe ato vizita të realizuara nga liderët shtetërorë sipas tyre janë tërësisht të lidhura me procesin e dialogut. Ndaj një gjë e tillë, siç shprehen ata, nënkupton mbivendosje të çdo procesi tjetër me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka thënë se aktualisht thelbi është vendosur te procesi i dialogut me Serbinë, ndaj edhe ato vizita që realizohen lidhen pikërisht me procesin e negociatave.

“Thelbi është te dialogu, krejt thelbi i raporteve, i raportimit, i zhvillimit ka të bëjë me dialogun brenda dhe jashtë. Edhe ato vizita që po ndodhin jashtë janë të lidhura me dialogun. Ka vizita, por nuk po e marrin vëmendjen për shkak të procesit dhe të zhvillimeve politike rreth dialogut”, ka deklaruar Rashiti për “Zërin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme