Në Sofje më 17 maj 2018, në samitin e Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, është përfshirë Agjenda Prioritare e Sofjes për rajon, ku u tha se “Bashkim Evropian pajtohet të promovojë një tregti dhe investime miqësore mjedisi, në Ballkanin Perëndimor për të lëvizur më shpejt drejt një ekonomie digjitale”, ku veprimet prioritare të dakorduara ishin të fillonin një Agjendë Dixhitale për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin një udhërrëfyes për të lehtësuar uljen e kostos së roamingut.
Zyrtarë të Komisionit Evropian bëjnë të ditur për arbresh.info se ka pasur diskutim me Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane në Ballkanin Perëndimor për uljen e tarifave të roamingut brenda dhe jashtë vendit, më saktësisht midis rajonit dhe BE-së.
“Komisioni Evropian ka pasur diskutime me operatorët kryesorë të Bashkimit Evropian dhe Zonës Ekonomike Evropiane /EEA (European Economic Area) siç njihen si ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit në Ballkanin Perëndimor për ta përgatitur strategjinë që synon uljen e tarifave për roaming si brenda dhe jashtë vendit përfundimisht midis rajonit dhe BE-së”, i ka thënë ky zyrtar arbresh.info.
Megjithatë, që nga momenti i parë, Komisioni kishte bërë zgjerimin e Marrëveshjes Rajonale të Roaming (RRA) janë një parakusht për Shqipërinë dhe Kosovën. Ndërkohë, që negociatat për një marrëveshje të re, që mbulon të gjithë Ballkanin Perëndimor, ka ndodhur në përgjithësi nga koordinimi i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
Më tutje ky burim bënë të ditur se takimi i ardhshëm Ministror i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Beograd më 4-5 prill, ku të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuar për të nënshkruar marrëveshjen e roamingut.
“Në Beograd, do të mbahet takimi i ardhshëm Ministror i Ballkanit Perëndimor më 4-5 prill, ku partnerë e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen për të nënshkruar marrëveshjen e re për roamingun”.
Qeveria e Kosovës në Samitin e digjitalizimit në Beograd kryesohet nga Gazmend Abrashi
Agjendën e takimit të ardhshëm Ministror të Ballkanit Perëndimorë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, me datën 4-5 Prill do të marrin pjesë në Samitin e digjitalizimit në Beograd. Në kuadër të aktiviteteve tjera, në këtë Samit, është dakorduar nënshkrimi i marrëveshjes për reduktimin sukseseve të shpenzimeve të roamingut të këtyre shteteve”, është shprehur Gashi për arbresh.info.
Ajo gjithashtu ka shtuar se ky takim do të kryesohet nga koordinatori nacional, Gazmend Abrashi.
“Kjo marrëveshje është negociuar gjatë vitit 2018 nën patronatin e KBR (Këshillit për Bashkëpunim Regjional) të kryesuar nga koordinatori nacional Gazmend Abrashi. Deri më tani, shtetet, në përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë për më shumë se 5 vjet kanë pasur marrëveshje ekzistuese të ndërsjella për reduktimin e kostos së roamingut të ndërsjellë deri në 85%”, është shprehur Donjeta Gashi.
Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa kjo marrëveshje do të nënshkruhet nga ministrat e dikastereve përgjegjëse./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...