Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, në një intervistë për arbresh.info ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend. Sipas tij vendi duhet me urgjencë të shkojë në zgjedhje pasi që është tejkaluar çdo afat kohor për të vlerësuar dëmin ndaj funksionimit të demokracisë në vend.
Analisti Haki Abazi, për vizitat e fundit në Prishtinë nga delegacionet ndërkombëtar, thotë se dialogu është forma më e mirë e mundshme për t’i zgjidhur problemet.
“Është krijuar një situatë e cila realisht ka hyr si temë në funksion, shumë akterë të bashkësisë ndërkombëtare me idenë që do të vijnë deri tek përfundimi i marrëdhënieve ose të nënshkrimit të një marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sigurisht në parim ky është vullnet i mirë sepse dialogu është forma më e mirë e mundshme për të zgjidhur problemet. Mirëpo, çka i ka paraprirë kësaj iniciative dhe këtij inovacioni të themi shkurtimisht delegacioneve ndërkombëtare është një sërë dështimesh të dialogut 7 vjeçar. Asnjë marrëveshje nuk është implementuar mandej tërheqjes së vijës disa herë në bisedime ndërkombëtare, dhe duket e çuditshme të themi të drejtën sepse e gjithë kjo nguti kur Kosova është lënë jashtë strategjisë zgjerimit të Bashkimit Evropian”.
Gjithashtu thotë se çështja e taksës e ka komplikuar jashtë mase punën duke mos pasur qëndrim të përbashkët i gjithë spektri politik.
“Edhe nga deklarimet e zyrtarëve serb asnjë progres nuk është bërë në kuptimin që të relaksohen marrëdhëniet dhe eventualisht Serbia të ndryshoj qëndrim ndaj Kosovës tani sigurisht se ka jo transparencë të plotë. Se çka në fakt kjo marrëveshje do të përmbaj dhe a ka garanci se Serbia nuk është vetëm duke blerë kohë dhe po tenton ta zhbëj shtetësinë e Kosovës duke hyrë në një proces tjetër. Tani sigurisht që për bashkësinë ndërkombëtare është e rëndësishme që të mbyllet ky kapitull dhe varësisht se prej ku vijnë këto intervenime ka agjenda dhe qëllime te caktuara. Dua ta paramendoj se ka qëllime të mira, por ndarja e spektrit politik sidomos Qeverisë dhe Presidencës për çështjen e taksës e ka komplikuar jashtë mase punën e ardhja të këtyre zyrtarëve dhe duke mos pas qëndrim të përbashkët dhe konsensus të përbashkët të gjithë spektrit politik”.
Haki Abazi vlerëson se qeveria aktuale nuk ka legjitimitet dhe së bashku me taksën 100% duhet të largohen.
“Unë mendoj që taksa dhe qeveria duhet të shkojnë në të njëjtin moment kjo qeveri nuk ka legjitimitetin e plotë të votuesit të qytetarit të Kosovës është duke vepruar më një gjysmë force duke e mbajt vetën në këmbë qelqi meqë lista serbe nuk është më pjesë e qeverisë dhe ka qenë pjesë e qeverisë kur është themeluar për t’i siguruar të gjitha numrat dhe gjithsesi që nga fillimi i punës së kësaj qeverie kemi rrënje të jashtëzakonshme sidomos të PDK-së si një nga anëtaret e koalicionit meqë Presidenti konsiderohet i afërt me PDK-në dhe kërkesa e tyre për ta tërhequr taksën dhe lojërat pas shpinë kanë bërë që PDK-ja mos të ketë përkrahjen as minimale të votueseve. Në anën tjetër taksa shihet si një nga impulset e zemrës së fëmijës të posa lindur të shtetit të Kosovës, që mund të tregojë një qëndrueshmëri. Qeveria dhe taksa duhet të shkojnë dhe të shpallen zgjedhjet e reja ku do të bëhet legjitimimi dhe krijimi i një strukture të re qeverisëse në Kosovë e cila mandej do të shqyrtojë se çfarë në fakt duhet bërë me Serbinë dhe cilat janë prioritet e vendit”.
Abazi shton se opozita duhet të përfshihet në dialogun me Serbinë, por duhet të përfshihet në dialog të sinqertë i cili krijon realisht një konsensus politik paraprak por duhet të përfshihet në këtë dialog i cili për 6 vite nuk ka bërë asgjë përveç se ka shpenzuar energjinë e vendit dhe ka shpenzuar buxhetin e vendit.
“Çdo here kur kemi qenë bashkë i gjithë spektri politik në proces ka qenë jashtëzakonisht më pozitiv, por ato angazhime që kanë qenë në të kaluar kanë qenë shumë më të sinqerta sesa që janë sot këtu, dhe kanë bërë që në fakt nuk mund t’i bashkëngjiten një dialogu, i cili nuk e di se cilat janë parametrat edhe parimet e këtij dialogu. Ne kemi tani një platformë e cila po tenton ta rishkruaj qëndrimin e Kushtetutës të vendit. Presidenti flet gjatë gjithë kohës kundrejt vullnetit të qytetarëve dhe për ndarjen e shumicës parlamentare por edhe në të njëjtin kohë pa mandat kushtetues. Është një përzierje e jashtëzakonshme që unë nuk do t’i kisha sugjeruar asnjë partie politike jo vetëm opozitës që të bart peshën e një dialogu ku Kosova është aty vetëm sa për sy e faqe”.
Analisti Haki Abazi mendon se vendi duhet të shkojë me urgjencë në zgjedhje të reja.
“Vendi duhet me urgjencë të shkojë në zgjedhje është tejkaluar çdo afat kohor për të vlerësuar dëmin ndaj funksionimit të demokracisë në vend dhe kjo pikërisht për shkak se Qeveria nuk ka legjitimitetin e duhur edhe kur është bërë është bërë me shumë probleme, por tani është e qartë se partneret në koalicion janë në konflikt, lista serbe është jashtë.”/A.Zeka/arbresh.info/
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...