Sakrifica e gjyshes së varfër që kujdeset për fëmijët e vajzës në burg

22:40 | 16 Mars 2019
Trina Galanxhi

Programi “Dua të të bëj të lumtur” natën e sotme trajtoi një histori dramatike ku mbizotëronte varfëria ekstreme. E tillë ishte historia e nënë Alitrisë, e cila gjatë gjithë jetës së saj kishte kaluar një kalvar vuajtjesh.

Problemet ekonomike e kishin shoqëruar gjatë gjithë jetës duke i’a bërë jetesën tepër të vështirë. Nënë Alitria ishte martuar dy herë dhe kishte sjellë në jetë 5 fëmijë.

Tashmë ajo kujdesej për dy nipërit e saj, pasi vajza ndodhej në burg. Sikur të gjitha këto probleme të mos mjaftonin, çatia e shtëpisë ku jetonin kishte rënë dhe më vonë ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur.

Adelina, vajza e nënë Alitrisë i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të kërkuar ndihmë për nënën dhe nipërit e saj. “Mami ti na ke rritur me shumë sakrifica. Unë do të gjej punë dhe me sa do të kem mundësi do të të ndihmoj! Ti ke qenë shumë e fortë dhe je akoma e tillë!”

Nënë Alitria rrëfeu se sa të vështirë e kishte që të kujdeset për nipërit e saj. Shpeshherë që të ushqente fëmijët ajo qëndronte vetë pa ngrenë vetëm e vetëm që nipërit ushqehen.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar disa surpriza për nënë Alitrinë dhe nipërit e saj, por surpriza më e madhe ishte rindërtimi i shtëpisë nga Fondacioni “Golden Eagle”./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme