Ministri i brendshëm i Serbisë kërkon nga protestuesit ta lirojnë objektin e televizionit

21:49 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ju ka bërë thirrje protestuesve që ta lirojnë objektin e televizionit publik serb.

Në një konferencë për shtyp, Stefanoviq ka thënë se ata të cilët kanë hyrë në objektin e RTS-së, do të ndjeken penalisht, derisa protestuesit e shikonin konferencën brenda në objektin e televizionit.

Një numër i madh i protestuesve kanë uzurpuar objektin e RTS-së derisa të plotësohet kërkesa e tyre, për dorëheqje të presidentit të vendit të tyre, Aleksandar Vuçiq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme