Pak orë pas protestës, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi studion e emisionit “Kjo Javë në News 24 për të folur për protestën. Sipas saj, qëllimi u arrit, pasi sot e gjithë Bota foli për protestën e opozitës.
“Kjo nuk është një lojë ku ne bëjmë prova gjenerale por është një e vërtetë ku të gjithë televizionet këtu por edhe nga SHBA dhe Europa e kanë mbajtur live protestën e shqiptarëve. Të tërë titujt e lajmeve ishin se: Shqiptarët kërkojnë largimin e qeverisë”,- tha ajo.
Do ta rrëzoni qeverinë zonja Kryemadhi?
Monika Kryemadhi: Mund të them se kryeministri ilegjitim, sepse ashtu ka ardhur në pushtet nëpërmjet kërcënimit të votuesve dhe mungesës së fshehtësisë së votës. Më tmerrshmja është që në dy vite s’kanë bërë asgjë për të nxjerrë këtë skandal që ka delegjitimuar të gjithë procesin zgjedhor.
Ambasada e SHBA në deklaratën e dhënë dje thotë se parlamenti dhe qeveria janë legjitime…
Monika Kryemadhi: Ju do dëgjoni një ambasadë që është në një shtet apo ministrinë e Jashtme? Unë vendos para raportin e DASH dhe VOA-n.
Situata ishte e tensionuar edhe sot, kishit një axhendë?
Monika Kryemadhi: Jo nuk kishim axhendë, protesta ishte spontane
Pati edhe dhunë…
Monika Kryemadhi: Mendoj që policia ishte e papërgatitur se nuk menduan që njerëzit do shkonin tek Parlamenti. Njerëzit që u dëmtuan më shumë ishin policët civilë që kanë qenë vetë në turmë. Jo vetëm gazi por edhe uji me solucion kimik i dëmtoi ata.
Po fragmentet me gurë…
Monika Kryemadhi: Po pasi u qëllua me gaz, pastaj qëlluan njerëzit me gurë.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda