Presidenti në largim, Gjorgji Ivanov mund ti lë pa pushim deputetët të cilët zakonisht gjatë fushatës parazgjedhore të çdo cikli zgjedhor pushojnë aktivitetet. Ivanov ka kthyer mbrapa në Kuvend dhe ka refuzuar të dekretojë gjithsej 15 ligje të cilat janë miratuar me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vetë emri i ri përmendet si shkak për mosdekretimin e këtyre ligjeve, pasi Ivanov thotë se respekton Kushtetutën në të cilën është betuar gjatë marrjes së mandatit.
Gjorgji Ivanov, president
“Në kryerjen e funksionit president i Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj në pajtim me deklaratën e dhënë se do ta mbroj Kushtetutën dhe do t’i mbroj interesat e Republikës së Maqedonisë. Në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë kam sjellë vendim të mos e nënshkruaj Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për siguri të komunikacionit të rrugëve që Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e miratoi në seancën e mbajtur më 7 mars 2019”
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një deklaratë për media tha sot se tre nga 15 ligjet e kthyera do të shpallen me automatizëm në gazetën zyrtare pasi ato janë miratuar me dy të tretat e votave në Kuvend, ndërsa 12 ligjet e tjera do të hyjnë në lexim të tretë për rivotim.
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit
“Procedurat parlamentare parashikojnë situatën për Ligjet të janë votuar me 2/3 dhe sipas kushtetutës kreu i shtetit është i obliguar që t’i dekretojë menjëherë, gjë që ai e ka refuzuar. Për ligjet tjera Kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit thotë që pas miratimit të Ligjit i njëjti menjëherë i dorëzohet kreut të shtetit për nënshkrim i cili në afat prej shtatë ditëve duhet të njoftoj Kuvendin për fatin e atyre ligjeve. Kompetencat e Parlamentit janë që Ligjet që kthehen dhe që janë votuar me shumicë të thjeshtë të kthehen në Parlament në afat pre 30 ditëve nga dita e miratimit të tyre dhe ti nënshtrohen ri-votimit me çka në atë rast parlamenti do të siguron shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, në rastin tonë me 61 votë “për”, dhe ky obligim nga ana ime do të respektohet deri në fund”.
I pyetur nga gazetarët, Xhaferi tha se ka gjasa që Kuvendi të punojë edhe gjatë fushatës kur ishte paraparë të pushojë, pork jo nuk është e domosdoshme pasi ka afat 30 ditor që të hapen seancat për rivotim të ligjeve dhe nuk është e detyrueshme që brenda këtij afati edhe të miratohen. Por, në Kuvend për çdo ditë miratohen ligje të reja të cilat mbajnë emrin e ri të shtetit dhe sipas paralajmërimeve të Ivanov edhe ato ka shumë gjasa të kthehen për rivotim. Kthimi i ligjeve të tjera për rivotim rrezikon t’i detyrojë deputetët që të punojnë edhe gjatë fushatës me qëllim që të kapet afati 30 ditor për fillimin e seancave në lexim të tretë./shenja
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...