Një burrë është sulmuar me çekiç dhe një dërrasë jashtë një xhamie në lindje të Londrës, raportojnë mediat britanike, disa orë pas sulmit terrorist në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 49 besimtarë myslimanë.
Një grup burrash raportohet të kenë bërtitur komente islamofobike gjersa kalonin me makinë pranë xhamisë dhe i quanin pjesëtarët e komunitetit myslimanë ‘terroristë’, dëshmitarë kanë thënë për gazetën the Independent, transmeton portali arbresh.info.
Një prej tyre pastaj thuhet të ketë dalë nga automjeti dhe sulmoi njëri nga besimtarët. Viktima 27-vjeçare ka pësuar lëndime në kokë.
Në një video të filmuar nga një dëshmitar, një nga sulmuesit u pa duke u ngjitur në pjesën e përparme të makinës në një përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
“Të dyshuarit u kthyen në makinën e tyre dhe u larguan nga vendi para se të mbërrinte policia”, një zëdhënës i Policisë Metropolitane të Londrës i tha Independentit, duke shtuar se të dyshuarit u përshkruan të gjithë si burra të bardhë, që besohet të jenë në të 20-at.
Asnjë arrestim nuk është bërë ende./Arbresh.info/
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...