Vijon të jetë e tensionuar situata para Parlamentit, ku prej orës 12:30 është spostuar turma e protestuesve, pas thirrjes së drejtuesve opozitarë.
Policia ndërhyri fillimisht me gaz lotsjellës, por turma u shpërnda vetëm përkohësisht, për t’u rikthyer sërish më pas para godinës.
Nuk mungojnë as tentativat për të prishur barrierat rrethuese të parlamentit, por edhe hedhja e sendeve të forta drejt hyrjes, raporton top channel.
Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit, por zhvendosen drejt parlamentit, pasi ishin stacionuar fillimisht para kryeministrisë.
Policia ka bërë edhe një tentativë të dytë, duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa janë futur në veprim edhe makinat ujë-hedhëse, që synojnë të shpërndajnë turmën.
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë
Vazhdon forma e dobët e Zvicrës mposhtet edhe në Leskovc
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dron në periferi...