Frenkie de Jong: Nuk kemi frikë nga Juventusi

12:27 | 16 Mars 2019
Arbresh Info

Mesfushori i Ajaxit, Frenkie de Jong insiston se ata do të luajnë kundër Juventusit në Ligë të Kampionëve pa pasur frikë.

Ata do të takohen me “Zonjën e Vjetër” në çerekfinale  pas eliminimit tronditës që i ka shkaktuar Real Madridit në fazën e 1/8-ës, transmeton portali arbresh.info.

“Juventusi është njëri nga kundërshtarët më të fortë me të cilët shorti mund të na kishte vënë”, ka thënë fillimisht De Jong.

“E pash fitoren e tyre 3 me 0 ndaj Atleticos dhe ata luajtën shumë mirë. Kur unë kam qenë 10 ose 12 vjeç, Ronaldo tashmë ishte njëri nga lojtarët më të mirë në botë. Pra, është shumë mirë tani që unë do të përballem me të në të vërtetë”

“Juventusi do të jetë favorit, por kështu ishte rasti edhe me Real Madridin. E përsërisë, ne kemi shanse”, përfundoi De Jong./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme