Pep Guardiola: Man City mund të përballojë ndalimin e transfereve

09:58 | 16 Mars 2019
Arbresh.info

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka vetëbesim se klubi i tij mund të menaxhojë nëse i jepet ndalim të transfereve në dy afate.

Në kohën kur Chelsea nuk do të jetë në gjendje të regjistrojë lojtarë të rinj deri në verën e vitit 2020 për shkak të thyerjes së rregullave mbi nënshkrimin e lojtarëve të huaj nën moshën 18 vjeçare, Man City po përballet me dënim të ngjashëm, transmeton portali arbresh.info.

Kampionët e Premier Ligës aktualisht janë nën hetim nga FIFA mbi nënshkrimin e futbollistëve të rinj dhe sipas raporteve, Cityt do t’i jepet ndalesë e njëjtë si Chelsea.

Por, Guardiola beson se ekipi i tij do të jetë në gjendje të përballet me çfarëdo dënimi, për shkak të forcës së skuadrës së tyre.

“Është mirë, me të vërtetë mirë”, u tha ai gazetarëve të skuadrës së tij.

Guardiola refuzoi të vazhdojë më tej në diskutim, duke thënë se klubi nuk ia shpjegon planet e veprimit atij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme