Rabiot te gjiganti i Premierligës

08:21 | 16 Mars 2019
A. B.

Manchester United janë skuadra e fundit që kanë shfaqur interesimin për mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiot.

Mesfushori francez, është në qendër të spekulimeve në tregun e transferimeve, pasi do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.

Arsenal, Barcelona, Chelsea dhe Tottenham janë prej kohësh të përfshira në transferimin e Rabiot, por kjo garë do të bëhet edhe më e ashpër më përfshirjen e Manchester United.

‘The Sun’ shkruan se ‘Djajtë e Kuq’ e shohin si mundësi të mirë përforcimin e skuadrës me Rabiot, të cilin do të mund ta transferojnë falas, përcjell ‘lajmi.net’.

Rabiot 23 vjeçar, ka regjistruar 150 paraqitje për PSG, duke shënuar 13 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme