Kabineti i presidentit: KSHPK në mënyrë të njëjtë të veprojë edhe me të gjithë bartësit e funksioneve shtetërore dhe publike

23:09 | 15 Mars 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr. Gjorge Ivanov, shpreh falënderim që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit do të nisë procedura për kontroll të gjendjes së tij pronësore.

Presidenti Ivanov porosit se i ndershëm hyri në politikë dhe i ndershëm do të dalë në fund të mandatit të tij të dytë. E inkurajojmë Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit që të veprojë në këtë rast. Por, gjithashtu, e inkurajojmë Komisionin që në mënyrë të njëjtë të veprojë edhe me bartësit e tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë, ashtu si vepron në rastin me presidentin Ivanov.

Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme