Në mesnatë përfundon afati për verifikim të Listës zgjedhore

22:35 | 15 Mars 2019
Arbresh.info

Sonte në mesnatë përfundon afati për skadim për verifikim të Listës zgjedhore dhe paraqitje për votim të diasporës. Në këtë datë përfundon edhe parashtrimi i kërkesave të qytetarëve për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore.

Verifikimi publik në Listën zgjedhore zbatohet në sektorët rajonalë dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nga ora 08:30 deri në 19:00, duke i përfshirë edhe ditët nga fundjava dhe festat.

Lista zgjedhore vendoset në verifikim publik me gjendje të të dhënave të qytetarëve me 18 vjeç të plotësuara me letërnjoftim valid apo pasaportë në ditën e zgjedhjeve (21 prill të vitit 2019), persona të vdekur 30 ditë para ditës së shpalljes së zgjedhjeve (8 janar 2019) dhe të dhëna tjera nga Lista zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve (21 prill i vitit 2019).

Nga KSHZ-ja u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar, të cilët dëshirojnë të kryejnë verifikim në[ të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, këtë ta bëjnë në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe në sektoret rajonale dhe zyrtar e KSHZ-së.

Lista e adresave e sektorëve rajonale dhe zyrtar e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe informacione tjera më të hollësishme mund të gjenden në ueb faqen ueb faqen zyrtare e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kërkesë për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore, qytetarët, mund ta parashtrojnë vetëm në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së.

Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska informoi se deri dje gjithsej 50.572 qytetarë kanë kryer kontroll në Listën zgjedhore në sektoret dhe zyrat rajonale dhe se janë marrë 119 vendime për regjistrim në Listën zgjedhore, 107 vendime për shlyerje nga Lista zgjedhore, si dhe 29 vendime për ndryshime të të dhënave në Listën zgjedhore.

Në vijim është edhe paraqitja për votim jashtë vendit, ndërsa deri pardje janë parashtruar vetëm 920 paraqitje, pesë nga të cilat janë refuzuar.

Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa i dytë do të mbahet më 5 maj.

Në garën presidenciale do të marrin pjesë Gordana Siljanovska – Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.

Siljanovska-Davkova, e cila përkrahet nga VMRO-DPMNE-ja ka mbledhur 15.926 nënshkrime, Stevo Pendarovski, i përkrahur nga LSDM-ja dhe koalicioni – 31.729, ndërsa Blerim Reka, i përkrahur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, ka mbledhur 11.128 nënshkrime nga qytetarët.

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova kanë përkrahjen edhe nga të paktën 30 deputetë.

Edhe krahas asaj që fushata për zgjedhje presidenciale nuk ka filluar dhe deri në fillimin e saj ka gjysmë muaji, kandidatët për funksionin e presidentit tashmë janë në fushatë joformale, duke mbajtur konferenca shtypim, takime me qytetarët, duke publikuar statuse në rrjetet sociale…

Pendarovski, Siljanovska-Davkova dhe Reka duhet t’i parashtrojnë kandidaturat deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni deri 21 mars, kur edhe zyrtarisht do të bëhen kandidatë për president të shtetit.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon më 1 prill. Sipas KSHZ-së, edhe pse kandidatët presidencialë edhe para fillimit të saj tashmë janë aktive, të gjitha aktivitetet e saj deri në parashtrim të kandidaturës konsiderohen si takime partiake.

Sipas nenit 69 nga Kodi zgjedhor për “fushatë zgjedhore konsiderohet tubim publik dhe ngjarje tjera publike organizuar nga ana e pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore, vendosje publike e posterave, video-prezantime në vende publike, prezantim zgjedhor medial dhe internet prezantim, distribuim i kandidatëve të konfirmuar nga organet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme