Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tashmë ka filluar zbatimin e masave parandaluese kundër etheve hemorragjike Krime Kongo, pas rishfaqjes së rriqrave në Kosovë.
Në njoftimin e institutit thuhet se tashmë ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes.
“Numri i të pickuarve është i rrallë por me ngrohjen e kohës, sigurisht që do të rritet frekuenca e pacientëve. Zhdukja e rriqrave nuk është e lehtë, sepse është e lidhur ngushtë me faktorët biologjikë e klimatikë të një vendi, dhe zhdukja kërkon një qasje multiciplinare, e sëmundja e etheve hemorragjike është ende enigmatike.”, thuhet në njoftim.
Zhdukja totale e tyre do të kishte pasoja në florën dhe faunën e cila do të shkaktonte një prishje te balansit të ekosistemit e cila mund të shfaq ndonjë sëmundje të re, thuhet tutje në njoftimin e institutit.
“Instituti Kombëtar tashmë me ekipet e veta, është në teren, dhe janë duke punuar në vetëdijesimin e qytetarëve ne parandalimin e sëmundjes. Laboratorët e Institutit Kombëtar janë të përgatitura dhe te kompletuara për diagnostikim të menjëhershëm të të gjitha rasteve të dyshimta tê etheve hemorragjike.”, thuhet më tej.
Simptomat e para te pacientët e pickuar nga rriqrat janë temperatura e lartë, gjakderdhja nga hunda, lodhja, molisja dhe simptoma të tjera, pas shfaqjes së të cilave është i domosdoshëm konsultimi me mjekun dhe hospitalizimi.
Akoma asnjë rast i dyshimtë nuk ka kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, andaj për të mos u shfaqur asnjë rast i etheve hemorragjike:
Instituti Kombëtar i bëri thirrje qytetarëve se duhet të punojnë̈ në faktorët e përmirësimit të ekosistemit që nënkupton:
1. Të punohen të gjitha tokat e punueshme,
2. Të kositen të gjitha livadhet me kohë dhe nga disa herë,
3. Të pastrohen kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive,
4. Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë̈ dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve,
5. Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë̈ fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë̈ në fushë ku kurrsesi nuk guxohet të lihen këmbët e zbathura
6. Fëmijët mos të lejohen të luajnë̈ në livadhe e kopshte të pakositura dhe në mbrëmje të kontrollohet prania e rriqrave në tërë̈ trupin.
Instituti Kombëtar ka këto rekomandime për qytetarët:
1.Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë,
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e infeksionit në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë edhe sivjet do të vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash.
Në Malishevë ka filluar repilimi i kafshëve në kuadër të strategjisë kombëtare për luftimin e etheve hemorragjike, e udhëhequr nga Ministri i Shëndetësisë dhe Këshilli ndërministror për parandalimin dhe luftimin e etheve hemorragjike. Në fakt, ky është viti i gjashtë që po ndërmerren këto masa nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.
Instituti Kombëtar tashmë është në gjendje gatishmërie për të ndërmarrë masat profilaktike dhe kundër epidemike për të parandaluar epideminë e EHCC të planifikuara me kohë dhe të përfshira në Planin Operacional për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë.
Duke pasur parasysh që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK pasi që kemi realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundër epidemike, ne duhet të vazhdojmë realizimin e aktiviteteve në terren sepse kemi të bëjmë me një sëmundje endemike, vdekjeprurëse dhe praninë e rriqrave në vatrat endemike të cilat bartin virusin e EHKK.
Zbatoni rekomandimet e Institutit Kombëtar që së bashku të ruajmë shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës!
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit