Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se PDK-ja të rrëzon vetëm kur heshtë e jo kur kërcënon publikisht.
Haziri, në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj po e vlerëson drejtë situatën brenda koalicionit qeverisës.
“Sa herë që PDK-ja kërcënon publikisht, dije që i ke punët mirë. Nuk ndodh asgjë. I kemi tri zona nga PDK që po bëjnë ftesa publike ndaj Haradinajt. Kryeministri e di që është nata më e qetë dhe më e mirë e tij”.
Nënkryetari i LDK-së, ka thënë se PDK është e vetmja parti e izoluar në Kosovë që më askush nuk ka besim te ta.
“Te PDK-ja asnjë parti e opozitës nuk ka besim, e asnjë parti që është në Qeveri nuk ka besim. Askush më nuk ju beson”.
Kryetari i Gjilanit i është përgjigjur edhe zëvendëskryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, për një përfshirje të mundshme të LDK-së në bisedime. Ai ka thënë se PDK është dashur të mendohet mirë para dy viteve kur ka marrë vendim për rrëzimin e Isa Mustafës.
“Hoxhaj ndoshta e ka një të drejtë morale për të folur pasi ai dhe zoti Kuçi kanë qenë kundër prishjes së koalicionit me LDK-në. Por tash është vonë, PDK vetëm mund ta ëndërrojë koalicionin me LDK-në”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...