Google ADS

Policia jep detaje për përleshjen në Klinë

21:59 | 15 Mars 2019
Arbresh.info

Katër persona janë plagosur pas një përleshje në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:58, sipas tyre, PK është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të përfshirë katër (4) persona të dyshuar dhe një (1) person viktimë.

Pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë.

Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë.

Te dyshuarit e lartcekur janë intervistuar nga Njësia Rajonale e Hetimve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe krim teknika e këtij njësiti rajonal.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘ Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës.

Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është nën kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme