Agjenti me bazë në Kinë, Andrea Pretti ka pranuar se Cristiano Ronaldo mund të luaj një ditë në Lindje të Largët.
Pasi vendosi të largohet nga Real Madridit verën e kaluar, portugezi kishte një ofertë për t’iu bashkuar një skuadre të paemëruar në Superligë të Kinës me një kontratë që do t’i siguronte atij 200 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Por, vendimet e Ronaldos gjithmonë kanë pasur motive futbolli dhe sulmuesi zgjedhoi kalimin te gjiganti italian Juventusi.
Pritet që Ronaldo të qëndrojë për katër vite në Serie A, por mund të shfrytëzojë gjithashtu opsionin për të kaluar në Kinë pastaj dhe të zgjerojë brendin e tij global.
Si një ekspert ndërmjetësues mes klubeve evropiane dhe kineze, Pretti ka thënë Ronaldo mirëpriti transferimin verën e kaluar dhe beson se kjo mund të ndodhë sërish në një të ardhme.
“Sigurisht se po”, ka thënë ai për TribalFootball, transmeton portali arbresh.info.
“Mund të shkoj në të ardhmen dhe ideja në të vërtetë është realizuar dhe jo të mbes vetëm një ëndërr duke marrë parasysh alternativat tërheqëse në Evropë në të cilat Ronaldo ende mund të llogarisë”
“Historia e fundit shpjegon gjithçka”
“Zonja e Vjetër” dëshiron t’i jap fund pritjeve për një trofe në Ligë të Kampionëve dhe ata kanë shpenzuar një shumë madhështore për të nënshkruar me 33-vjeçarin që është fitues i pesëfishtë i këtij kompeticioni.
Ronaldo me një super performancë te Juve kundër Atleticos dërgoi skuadrën e tij të re në çerekfinale duke realizuar hat-trick./arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...