Bonucci për shortin ndaj Ajaxit: Ata eliminuan Real Madridin, kjo tregon gjithçka

16:26 | 15 Mars 2019
Arbresh Info

Mbrojtësi i Leonardo Bonuccit ka thënë se fakti që Ajaxi eliminoi skuadrën e Real Madridin duhet të jetë i mjaftueshëm për të shpjeguar se çfarë skuadre janë.

“Zonja e Vjetër” do të përballet me Ajaxin në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve pas hedhjes së shortit sot (e premte), transmeton portali arbresh.info. Manchester United luan kundër Barcelonës, Manchester City ndaj rivalit anglez Tottenhamit, ndërsa Liverpooli kundër Portos.

Bonucci ishte duke folur për Sky Sports kur është pyetur rreth Ajaxit dhe çfarë pret nga ata.

“Ne e dinim në fund të stërvitjeve, sapo u rikthyen në zhveshtore. Një short që na vendos neve kundër një skuadre të gatshme, me plotë lojtarë të talentuar dhe dinamike”, ka thënë fillimisht italiani për skuadrën holandeze.

“Ata eliminuan Realin, mjafton kjo për t’i përshkruar. Jemi të gatshëm për të garuar me përulësi dhe ndërgjegjësimi pas këtyre tetë ndeshjeve ne mund të përjetojmë dy mbrëmje të mrekullueshme”

Ndeshja e parë zhvillohet në Amsterdam, ndërsa takimi tjetër do të luhet në Torino./arbresh.info/

Të ngjashme