Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mbrëmë në një emision ka thënë se, nëse do t’i ftonte presidenti Trump në takim, menjëherë do ta suspendonin taksën 100%.
E njohësit e rrethanave politike në vend, thonë se presidentin amerikan nuk duhet kushtëzuar me çështje për të cilat tani janë të njohura, sepse qëndrimi amerikan ndaj taksës është botërisht i njohur përmes ambasadës amerikane në Kosovë dhe delegacioneve amerikane që qëndruan në Kosovë, shkruan arbresh.info.
E analisti politik Faik Krasniqi, për arbresh.info vlerëson se është hipokrizi të mendosh që Presidenti i SHBA-së të merret me taksën e ta ftojë z.Haradinaj për një takim.
“Është një gafe e kryeministrit Haradinaj. SHBA është superfuqia më e madhe e globit, dhe presidenti i saj as qe merret me gjerat e vogla, e sidomos me shtete të vogla e të parëndësishëm. Është hipokrizi të mendosh qe Presidenti i SHBA-së të merret me taksen dhe ta ftoj z. Haradinaj për një takim, për të biseduar rreth kësaj çështje. Thua që s’kanë me çfarë të merren, pos me taksën e Kosovës vendosur Serbisë. Kryeministri Haradinaj s’duhet të merret fare me këtë punë. Taksen e ka vendosur dhe ta mbaj. Por jo taksën ta përdorë në emër të patriotizmit, kurse në anën tjetër shtetin ta rrënojë me korrupsion, vjelje të buxhetit në forma të ndryshme, dhe punësime familjare e partiake neper kompanitë publike dhe institucione publike. Nuk shkon edhe patriot edhe hajn”, thotë Krasniqi./Arbresh.info/
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...