Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të kthehet prapa nga marrëveshja për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Kemi përfunduar këtë biznes. Për ne, kthimi prapa është jashtë diskutimit”, tha presidenti Erdoğan për kanalin e lajmeve Haberturk, duke iu referuar marrëveshjes së blerjes së sistemit rus.
Erdoğan tha se Rusia do t’i dorëzoj raketat këtë korrik dhe shtoi se Turqia po ashtu është e hapur për oferta nga SHBA-të për blerjen e sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot.
Zyrtatër e SHBA-ve kanë sugjeruar se Turqia duhet të blej raketa Patriot të SHBA-ve në vend të sistemit rus, duke argumentuar se S-400 është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.
Por, zyrtarët turq kundërshtuan se Ankaraja nuk do të anuloj marrëveshjen e saj me Rusinë, edhe nëse do të blinte sistemin Patriot dhe po ashtu u ankuan se deri tani aleatët e saj nuk donin t’i shesin Turqisë mbrojtje raketore.
Raketat Patriot përdoren për qëllime të mbrojtjes për të rrëzuar raketat që vijnë dhe për të sulmuar avionët.
Duke folur për ekonominë, Erdoğan tha se përkundër sfidave në rritje të ekonomisë globale, Turqia ka aftësinë të tregoj “norma pozitive të rritjes” duke filluar nga tremujori i dytë i vitit.
“Ne kemi lënë krizën pas nesh”, u shpreh ai.
Presidenti turk theksoi se këtë vit do të përjetojnë lëvizjen e zhvillimin në një “vend shumë më të mirë” për Turqinë.
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para