Interi është eliminuar mbrëmjen e sotme (e enjte) nga Evropa Liga.
Pas barazimit pa gola 0 me 0 në Gjermani javën e kaluar, gjiganti italian synonte të siguronte fitore në takimin kthyes kundër Eintracht Frankfurtit për të vazhduar tutje në çerekfinale të këtij kompeticioni, shkruan portali arbresh.info.
Por, skuadra nga Bundesliga befasoi klubin italian në takimin e dytë duke shënuar një gol të hershëm me anë të Luka Jovicit që rezultoi të jetë vendimtar në këtë takim.
Pavarësisht përpjekjeve të mëdha nga skuadra e Luciano Spalletit, Interi u mposhtë në San Siro duke u eliminuar nga kompeticioni i dytë më i madh evropian.
Goli nga Jovic, që i garantoi një vend në shortin e çerekfinales në Evropa Ligë skuadrës së tij, u realizua pas një gabimi të tmerrshëm në mbrojtja nga “Nerazzurrët”./arbresh.info/
https://streamja.com/dZBy
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...