Largohet medikamenti i ngjashëm me ‘Viagra’-n nga tregu kosovar

21:16 | 14 Mars 2019
Arbresh.info

Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale ka konfirmuar se ka tërhequr nga tregu kosovar një ilaç i ngjashëm me Viagra-n.
“Ju njoftojmë se produkti bio-sutra me substancë aktive sildenafil citrat, 100 mg xhel oral (me shtatë shije të ndryshme) me numër serik BSJ 817, prodhues Swiss Parenterals PVT, LTD është sjellë nga Inspektoriati Farmaceutik si produkt i rregullt nga tregu në Laboratorin Zyrtar për Kontroll të Cilësisë”, bën të ditur AKPPM.

Më tutje thuhet se gjatë testimit laboratorik janë fituar rezultate mikrobiologjike të cilat kanë rezultuar jashtë limiteve të lejuara farmakopeale si dhe deklarimeve të prodhuesit.

Prandaj produkti i lartëcekur është raportuar si produkt jashtë specifikave të lejuara.

AKPPM, si autoritet kompetent, ka ndërmarrë vendim për tërheqjen nga tregu të kësaj serie.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme