Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së – NALT, Uëe Becker, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë dhe çështjet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
Hoxhaj ka falënderuar NATO-në për mbështetjen dhënë ushtrisë së Kosovës. Ai tha se Kosova është e përkushtuar për vazhdim të bashkëpunim me këtë organizatë, ndërkohë që punon për t’u bërë pjesë e familjes euro-atlantike.
“Shkëmbim shumë i mirë me Uëe Becker, drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-së – NALT, për sigurinë dhe cështjet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. U jemi shumë mirënjohës për mbështetjen ndaj ushtrisë së Kosovës ndërsa jemi të përkushtuar ta vazhdojmë bashkëpunimin me NATO-në, ndërkohë që punojmë për t’u bërë pjesë e familjes euro-atlantike”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti pret në takim kryetarin e komunës gjermane Arianit Bes...
Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Punë të mira na presi...