Ndërsa mazhoranca ka ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, opozita mbetet e bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Këtë mesazh e ndau me strukturat e LSI-së në Tiranë kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi.
Kryemadhi: Zoti na dhëntë forcë, shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe do të jenë zgjedhje që do të zhdukin fenomenin e çdo njeriu që kërkon të marrë pushtet dhe ta zaptojë pushtetin për interesat e veta, do të jenë zgjedhje të cilat do të ndërtojnë sistemin e vlerave, do të ndërtojnë sistemin e barabartë të institucioneve dhe do të ndërtojnë atë për të cilën ne kemi luftuar, lirinë. Lirinë tonë nuk na e merr dot, as nuk na e blen dot dhe as nuk na e shet dot njeri.
Ndërsa ftoi qytetarët në protestën e 16 marsit, Kryemadhi tha se qeveria sado të përpiqet me presionet e saj nuk do të ndalojë dot shqiptarët të dalin masivisht kundër kryeministrit Rama.
Kryemadhi: Data 16 mars nuk ka rëndësi se çfarë do të bëjmë ne atje por ka rëndësi për të treguar se gjithë Shqipëria është aty. Le ti bllokojë rrugët, le të sekuestrojë autobusë, le të mos e nisë dhe trenin, le të mbyllë dhe taksitë por zemrën e shqiptarëve ai njeri nuk e ndalon dot dhe këmbët e shqiptarëve nuk i ndalon dot. Do të ecin me kilometra të tëra për të ardhur dhe për ta rrëzuar qeverinë e krimit, jo individin, jo njeriun por do të rrëzojmë institucionin e krimit që instaloi me paratë e drogës dhe me veglat dhe duart e kriminelëve.16 marsi është shumë i rëndësishëm për të qenë atje, çdo shqiptar do të dalë për shtëpinë e tij.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...