Napoli synon t’i shmanget disfatës në Austri këtë mbrëmje (e enjte).
Gjiganti italian ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në kundër skuadrës së Red Bull Salzburgut në kuadër të xhiros së 1/16-ës në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Me fitoren 3 me 0 në takimin e parë në shtëpi, ata kanë bërë një tjetër hap drejtë çerekfinales por ata duhet të mos pranojnë një numër të tillë golash ose të paktën të shënojnë në mënyrë që t’i shmangen befasisë në Austri sonte.
Elseid Hysaj është pjesë e skuadrës startuese edhe për këtë ndeshje për klubin nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në Carlos Del Cerro Grande dhe fillon në ora 18:55./arbresh.info/
RB Salzburg: Walke; Lainer, Onguene, Ramalho, Ulmer; Mwepu, Samassekou, Wolf, Szoboszlai; Minamino, Dabbur
Napoli: Meret; Hysaj, Chiriches, Luperto, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian Ruiz, Zielinski; Milik, Insigne
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...