KDI ka realizuar takime të ndara me dy grupet parlamentare të opozitës, përkatësisht Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjen ku ka diskutuar lidhur me analizën e KDI-së mbi Ligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
KDI, përmes një komunikate për media, thotë se në këtë analizë ka adresuar një sërë çështjesh dhe një sërë rekomandimesh të cilat do të duhej të adresoheshin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës para votimit të këtij ligji në Kuvend.
“Kjo analizë është ndarë edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës përmes postës elektronike para votimit të ligjit në leximin e dytë. Mirëpo, asnjë nga këto çështje nuk janë adresuar nga të njëjtit”, thuhet në njoftim.
KDI konsideron se ky ligj aplikon procedurë të veçantë për anëtarin e shoqërisë civile dhe si rrjedhojë aplikon standard të dyfishtë.
“Kjo e vë në pikëpyetje pozitën e këtij anëtari të delegacionit me anëtarët e tjerë, të cilët duhet të votohen nga Kuvendi. Në këtë analizë ndër të tjera kemi gjetur se ky ligj tenton të përcaktojë hierarkinë institucionale, të prek ndarjen e pushteteve dhe mënyrën e vendimmarrjes së institucioneve kushtetuese të Kosovës, duke synuar kalimin e kompetencave nga institucionet kushtetuese tek Delegacioni Shtetëror”, thuhet tutje.
Sipas analizës, ligji gjithashtu lë hapësirë në mënyrën e mbikëqyrjes parlamentare të procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe të vet punës së Delegacionit Shtetëror duke i dhënë mandat vetëm një Komisioni Ad Hoc.
Kujtojmë gjithashtu se dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe LDK, nesër, e premte, do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Dialogun, i miratuar një javë më parë në Kuvendin e Kosovës./arbresh.info
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë