Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, drejtorin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçin, me të cilin diskutoi për projektet e BE-së që trajtojnë energjinë dhe mbrojtjen e ambientit.
“Në kuadër të IPA 2018 dhe 2019, BE-ja është duke e mbështetur instalimin e filtrave në Kosova B, me vlerë rreth 78 milion euro. Për të realizuar këtë projekt, po kërkohet nga BE-ja një plan i detajuar i aktiviteteve të paraparë nga KEK-u rreth punimeve në Kosova B që të mos këtë dyfishim të punës apo vonesa në implementim”, tha Hoxha.
Po ashtu, në komunikatën e kësaj ministrie dërguar mediave, thuhet se Hoxha ka cekur se fondet për dekomisionimin e disa pjesëve të Kosova A, dhe ndërlidhja me projektin për deponinë e mbeturinave të rrezikshme, janë projekte kapitale me rëndësi të veçantë për Kosovën.
Thaçi vlerësoi përkrahjen nga BE-ja dhe angazhimin e Hoxhës rreth zbatimit të fondeve të IPA-s, duke e siguruar atë se të gjitha obligimet e KEK-ut, në drejtim të përmbushjes së afateve të planifikuara do të realizohen sipas planit.
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...