Diego Maradona e ka përshkruar sulmuesin Cristiano Ronaldo si një kafshë duke e krahasuar atë gjithashtu me lojtarin e preferuat të tij – Lionel Messin pas shkëlqimit të fundit të portugezit.
Sulmuesi i vetëm përmbysi disfantazhin nga pjesa e parë e ndeshjes kundër Atletico Madridit duke shënuar hat-trick në fitoren 3 me 0 në Torino si dhe duke dërguar kampionin italian tutje në çerekfinale, shkruan portali arbresh.info.
“Ka gjithmonë këtu lojtar që janë të prekur nga një shkop magjik”, ka thënë fillimisht Maradona.
“E vërteta është se ne argjentinasit jemi krenar që Messi është argjentinas dhe nuk shkon me spanjollët”
“Tjetri është një kafshë. Ronaldo ka fuqi të pastër dhe tani është një shënues. Ai tha se do të shënojë tri gola dhe i shënoi tri gola”, përfundoi legjenda e futbollit./arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...