Kënga “Ilegal” e Rinës ka arritur mbi 5 milionë klikime në Youtube

15:35 | 14 Mars 2019
A. B.

“Ilegal” është titulli i këngës më të fundit që e ka lansuar Rina Balaj, e cila është pëlqyer shumë nga fansat e saj.

Me tekst të vet reperes, realizim të producentëve ZzapnChriss dhe ‘beat’ nga Bujaa Beats – ky projekt u shoqërua edhe me videoklipin e xhiruar nga produksioni Filmnation, shkruan  portali arbresh.info

Rina përmes një video në llogarinë e saj Instagram ka treguar se projekti i saj i ri ka arritur të klikohet mbi 5 milionë herë në kanalin Youtube.

https://www.instagram.com/p/Bu_Y3YmHqHF/?utm_source=ig_embed

Ndryshe, para se të vinte solo me “Ilegal”, këngëtarja i kishte publikuar disa bashkëpunime që u pritën mirë nga dashamirët e muzikës së saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme