Herën tjetër Cristiano Ronaldo ndoshta duhet të përdorë dy duar. Në fund të ndeshjes së parë të 1/8 së finales kundër Atletico Madridit, ai u largua nga stadiumi “Wanda Metropolitano”, duke ngritur shuplakën e njërës dorë dhe duke përsëritur mesazhin që kishte dhënë në fushë.
“Pesë”, tha ai, ndërsa po shkonte në parkingun e veturave në këndin jugperëndimor të stadiumit. “Unë kam pesë Liga të Kampionëve dhe Atletico asnjë”, përcjell Koha Ditore shkrimin e The Guardian.
Juventusi kishte pësuar humbje, por nuk ishte dorëzuar. Dukej e pamundur atëherë, por ai deklarim i Ronaldos nuk ishte thjesht një gjest, kurrë nuk është i tillë. Një humbës i keq e quajtën disa, por është pjesë e asaj që e bën atë një fitues kaq të mirë.
Mënyra se si e ka përshkruar një ish-trajner Ronaldon, është portreti i një njeriu që duhet thuajse të frenohet në tunel, pa dalë në fushë, si të ishte një kafshë.
Në ato net ku ka diçka tjetër, sfida të tjera, dikë që duhet mposhtur, trajneri thotë, “aty është Ronaldo, duke hungëritur, duke bërë përpjekje të madhe dhe më pas lirohet”
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën