Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka organizuar konferencë me temën.
“Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill në Kosovë dhe gjendja aktuale e sektorit të mjedisit dhe energjisë”.
Në këtë konferencë ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, ka folur për ndotësin më të madh të ajrit në vend termocentralit Kosova B. Matoshi ka thënë se janë dhënë donacion 78 milionë euro për pastrimin e filterve të cilët po shkaktojnë ndotjen e ajrit.
“Do ta mbajmë përgjegjës edhe KEDS dhe cilitdo ndotës tjetër në këtë do ta mbajmë edhe gjykatën sepse shpesh po dërgojmë lëndë aty por nuk po shqyrtohen. Sa i përket Kosovës B ekzistojnë fondet që janë të ndarë për pastrimin e tyre e që kanë shumë ndikim në ndotjen e ajrit. Tash kemi 78 milionë euro donacion për ndërrimin e filtrave të Kosova B. Duhet të merret më seriozisht këto nga KEDS dhe të shfrytëzohen këto donacione” ka thënë Matoshi.
Haki Abazi, nga KOSID ka thënë se qymyri është forma më e dëmshme për përdorim për prodhim të energjisë elektrike.
“Nëse nuk ndërtohet termocentrali Kosova e re, mund të bëhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministrat e mëhershëm kanë bëre punë zero sa i përket ndërtimit te linjave me Serbinë” tha ai.
Ai ka thënë se është turp për neve që nuk kemi arrit pas 20 viteve me rritë efiqiencën/Arbresh.info
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...