Tahiri: Veturat e parkuara ku nuk duhet, konfiskohen dhe gjobiten

11:18 | 14 Mars 2019
A. B.

Parkimi në vendet e gjelbëruara dhe në hapësira ku nuk duhet është e shpeshtë në Kosovë, sidomos në kryeqytet.

Por, tash ka filluar të aplikohet konfiskimi i targave dhe gjobave mandatore për veturat që parkohen në gjelbërim.

Ndërsa, edhe veturat që shumë shpesh parkohen afër fakulteteve do të ketë gjoba.

“Ndalohet parkimi në gjelbërim! Konfiskim i targave dhe gjobë mandatore.Shumë shpejt do të fillojmë me konfiskim të automjeteve kudo që e dëmtojnë gjelbërimin nëpër lagje, e sidomos rreth fakulteteve ku kjo dukuri është shumë më shpeshtë”, ka shkruar në facebook, Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme