12 ish-krerët të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkran arbresh.info.
12 ish-krerët e këtij komisioni të cilët akuzohen për fryrje të listave të veteranëve, do të paraqiten sot në seancën e parë gjyqësore ndaj tyre që pritet të mbahet sot nga ora 10:00.
Seanca e parë fillestare në këtë çështje penale ishte caktuar në janar të këtij viti, mirëpo ishte mungesa e njërit nga të akuzuarit arsyeja që shtyri kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj të shtyrë seancën për 14 mars.
I akuzuari Shkumbim Demalija nuk ishte prezent në gjykatë, kjo me arsyetimin se nuk kishte pranuar asnjë ftesë nga gjykata.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 14 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në aktakuzë, prokurori i Prokurorisë Speciale Afrim Shefkiu kishte propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 10 tetor të këtij viti kishte kthyer në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës aktakuzën për përmirësim dhe qartësim.
Në këtë vendim gjykata kishte dhënë afat 30 ditë Prokurorisë Speciale që të bëje përmirësimin dhe qartësimin e aktakuzës në rastin “Veteranët” .
Arsyeja e kthimit të aktakuzës sipas kryetares së Trupit Gjykues, Nushe Kuka-Mekaj bie për shkak se dispozitivi i aktakuzës në pjesën e përshkrimit faktik të veprës penale është konfuz dhe si i tillë nuk lejon mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të shumta të këtij procesi./Arbresh.info
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...