Vizita e fundit në Bruksel e bashkëkryesuesve të Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmetit, nuk i ka pëlqyer anëtarit të këtij Delegacioni Enver Hoxhajt. Analistët politikë vlerësojnë se nëse në fazën fillestare ka mospajtime të tilla, atëherë s’mund të ketë unitet për tema më të vështira.
Ka pak javë që është formuar Delegacioni Shtetëror për Bisedime me Serbinë, të cilin e bashkëkryesojnë Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, por shumë pakënaqësi kanë plasur brenda anëtarëve këtij ekipi. Limaj dhe Ahmeti në fillim të kësaj jave kanë udhëtuar për në Bruksel, ku ua kanë dorëzuar platformën për bisedime me Serbinë bashkëpunëtorëve të kryediplomates evropiane Federica Mogherini, shkruan Gazeta “Zëri”.
Por për zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj, i cili është anëtar i këtij Delegacioni, një takim i tillë në Bruksel ka qenë i panevojshëm. “Nuk kam informatë pse janë atje. Takimet e tilla mund të jenë të panevojshme, nuk ka kuptim nëse ne nuk jemi unikë në Kosovë. Duhet gjatë këtyre ditëve t’i japim drejtim procesit të dialogut.
Ne duhet të japim një vendimmarrje për çështjen e taksës”, ka thënë Hoxhaj pas këtij takimi.
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...