Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Dashamir Shehi, ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha e kanë rrënuar demokracinë, me kodin zgjedhor që e kishin miratuar para 10 vjetësh.
“Ne, e kemi kuptuar se me këtë kod zgjedhor të deformuar, të bërë në emër të kryetarëve të partisë që ishin, Edi Rama, Berisha, e rrënuan demokracinë shqiptare. Këtu nuk janë bërë më zgjedhje, këtu janë zgjedhur kryetarët e partive. U bënë 10 vjet që qytetarët nuk zgjedhin më, votojnë një listë partie që është e mbyllur, që e merr vesh natën e fundit”, ka thënë Shehi në TV OraNews.
Shehi e ka cilësuar si një hap të madh dhe shumë të guximshëm të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për dorëheqje kolektive të deputetëve topozitës.
“Basha pas çadrës e ka kuptuar se nëse nuk bën disa hapa të guximshëm përpara ka shumë pak hapësirë politike dhe unë e gjykoj se e ka bërë një hap të madh për të ndryshuar sistemin. Dalja e tij bashkë me ne nga parlamenti është hapi më i madh, sepse parlamenti është pjesë e sistemit. Duke anatemuar këtë situatë, duke dhënë hapësirë për një rrugë tjetër, ka bërë një hap të madh. Ky është hap i madh, sepse deri më dje nuk e ka bërë asnjë. Basha e ka artikuluar, ka ardhur koha që të ndryshojmë kodin zgjedhor, sepse demokracia buron me zgjedhjet”, ka thënë Shehi.
Ai është shprehur kundër përjashtimit nga partia të atyre që pranojnë mandatet e deputetëve.
“Unë jam nga ata që nuk mendoj si kolegët nga Partia Demokratike, që thonë: ‘përjashtoni ata që pranojnë mandatin!!’. Unë nuk jam prej këtyre, sepse më duket si stalinizëm. Lëri atje ku janë, s’ka nevojë t’i përjashtojmë fare. Këta i përjashton morali politik. Nga ana juridike nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Ne po i mbivlerësojmë disa personazhe kot fare.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS