Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq sot në një takim me ministrin e jashtëm spanjoll e ka shfrytëzuar situatën të ankohet për Kosovën.
Ai është shprehur se Kosova, me platformën për dialogun ka treguar se është kundër dialogun dhe nuk dihet se cili do të jetë hapi i tyre i ardhshëm.
“Prishtina me Platformën ka treguar sejanë kundër dialogut dhe kanë shënuar fundin e tij. Nuk dihet cili do të jetë hapi i tyre i radhës, por Serbia mbetet e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajon”, është shprehur Vuçiq.
Ministri Borel ka përsëritur qëndrimin e Spanjës kundër pavarësisë së Kosovës.
Vuçiq i tha shefit të diplomacisë spanjolle se Serbia ka përmbushur detyrimet e marrëveshjes së Brukselit dhe në të njëjtën kohë nuk është përgjigjur me reciprocitet ndaj taksës së Kosovës.
Vuçiq ndër të tjera ka shprehur respektin për integritetin territorial dhe sovranitetin e Spanjes dhe i dha mbështetje Spanjës në rrugëtimin e tyre.
Presidenti i Serbisë, Vuçiç falënderoi Spanjën për mbështetjen e integrimit evropian të Serbisë dhe Ministri Borel tha se kjo ishte një njohje e reformave të suksesshme që Serbia i ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Të dy u pajtuan që shtetet duhet të forcojnë edhe më tepër bashkëpunimin sidomos në fushën e ekonomisë.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës