Gjoshi: Anëtarët e KQZ-së vazhdojnë t’i marrin pagat e benifitet, por punën e kanë ndërprerë

23:19 | 13 Mars 2019
Arbresh.info

Betim Gjoshi, anëtar i KQZ-së nga PDK-ja, ka thënë se anëtarët e këtij institucioni është dashur të vazhdojnë punën deri në vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjoshi, në RTV Dukagjini, ka thënë se përbërja e Kuvendin në këtë legjislaturë ka qenë e veçantë për shkak të koalicioneve dhe kjo ka e ka shtyrë Presidentin që të mos emëroj anëtarët e KQZ-së.

Sipas tij, bllokimi i KQZ-së ka qenë plotësisht i paarsyeshëm pasi në situate të tilla jemi ballafaquar edhe në të kaluarën.

“Pas zgjedhjeve të vitit 2010 KZQ nuk është mandatuar as nuk është emëruar. Përbërja e njëjtë ka vazhduar dhe ka mbajtur disa palë zgjedhje”.

“Anëtarëve të KQZ, përpos Kryetares, nuk iu skadon mandati në datë të caktuar”, tha ai, përcjell telegrafi.

Gjoshi ka thënë se anëtarët e KQZ-së kanë vazhduar t’i marrin pagat dhe benifitet tjera edhe pse nuk kanë punuar.

“Ka qenë i panevojshëm ky ngërç institucional që ka ndodhur. Edhe përkundër që anëtarët e KQZ-së kanë vazhduar t’i marrin pagat dhe benifitet tjera e kanë ndaluar punën pa ndonjë arsye, por ndoshta për shkak të motiveve të paqarta që janë krijuar”, tha ndër të tjera Betim Gjoshi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme