Barazohen shifrat në Allianz Arena

21:46 | 13 Mars 2019
Arbresh Info

Liverpooli gjeti epërsinë sonte (e mërkurë), por Bayerni u rikthye në lojë ende pa përfunduar pjesa e parë.

Derisa po zhvillohej minuta e 26′ e ndeshjes kthyese mes dy gjigantëve evropian në kuadër të xhiros së 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, Mane dërgoi me një gol të bukur në avantazh skuadrën e tij, shkruan portali arbresh.info.

“Redsat” udhëheqin për 0 me 1 në Allianz Arena deri në minutat e fundit të pjesës së parë.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë arriti të barazojë pas një autogoli të shënuar në minutën e 39′ nga Joel Matip.

Sidoqoftë, në rast se shifrat vazhdojnë të qëndrojnë kështu, skuadra e Jurgen Klopp vazhdon tutje në çerekfinale falë përparësisë së golit si mysafirë./arbresh.info/

https://streamja.com/bjve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme