Kaluan 30 ditë, ndërsa arsyet për aksidentit ku humbën jetën 15 persona ende nuk dihen.
Nga prokuroria publike thonë se ju duhet më shumë kohë për zbardhjen e rastit. Ata njoftojnë se rasti është procedurë paraprake dhe se po punohet në sigurimin e gjithë materialeve dhe dëshmive gojore për vërtetimin e gjendjes faktike.
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, tha se organet kompetente vazhdojnë me hetimin dhe se së shpejti do të dalin me rezultate konkrete, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Institucionet kompetente vazhdojnë me hetimin për zbardhjen e rastit dhe shpresojmë së shpejti MPB dhe organet kompetente do të dalin me informacione më të detajuara në lidhje me hetimin si dhe për gjetjen e fajtorit apo personave që kanë ndikuar në këtë rast”, thotë Hoxha.
Përndryshe, më 13 shkurt, autobusi i përmbys në afërsi të fshatit Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar./telegrafi
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...