Një anije italiane mallrash u fundos rreth 330 km larg brigjeve perëndimore franceze në Atlantik, pasi forcat e shpëtimit nuk mundën të shuanin zjarrin në bord. Të 27 anëtarët e ekuipazhit të “Grande America” u shpëtuan.
Anija ishte nisur nga Hamburgu në Gjermani me destinacion Kazablankën në Marok, kur ra zjarri.
Ministri francez i mjedisit, Frasua de Rugi tha se ende nuk dihet se çfarë transportonte anija, por u morën masat kundër ndotjes së ambientit.
Anija e parë e shpëtimit nuk mundi të shuante flakët dhe dy të tjera ishin ende rrugës kur “Grande America” u fundos 4600 metra në thellësi./tch
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...